Rei Manaj largohet nga Serie A?
Sulmuesi është në pronësi të Inter por i huazuar në Pescara, por në Pescara nuk po arrinë të ketë minutazhin e duhur dhe tashmë ka vendosur të largohet.
Bari e Perugia duan shërbimet e sulmuesit, por edhe Çezena është në listën e ekipeve të Serisë B që po mendojnë për ta huazuar sulmuesin e Interit.
Mbetet të shihet nëse Manaj do të mbetet në Itali, apo do të largohet ku në Spanjë e pret Las Palmas ndërsa në Gjermani, Ingolstadt. /Periskopi/



