Gresa Pallaska kujton personin që i mungon tash e 18 vite (Foto)
Nuk është i rastësishëm talenti i saj në aktrim, kjo pasi aktrimi në familjen e saj ka një histori prej dekadash, ku gjyshi i artistes Shani Pallaska ka qenë aktor i njohur gjithashtu.
Dita e sotme i ka kujtuar Gresës pikërisht gjyshin e saj, i cili ndërroi jetë 18 vite më parë në një ditë si kjo.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të gjyshit të saj: “Gjysh, unë mbaj zemrën tënde, unë e mbaj atë në zemrën time”. /Telegrafi/




