Costa nuk ka stërvitur që tri ditë, Kina po thërret
Sipas Sky Sport, Costa nuk ka marrur pjesë në stërvitje në tri ditët e fundit, pasi ka marrur një ofertë marrëmendëse nga Kina, që besohet të jetë rreth 30 milionë funta në vit, transmeton Periskopi.com.

Diego Costa dhe Antonio Conte besohet se kanë pasur mos-marrëveshje
Conte ka bërë publik ekipin që do të udhëtojë në këtë vikend për të zhvilluar ndeshjen kundër kampionit aktual, Leicester, e që bomberi i skuadrës nuk bënë pjesë.
Sipas zyrtaërve të klubit londinez, Costa nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të problemeve me fitnes.

Diego Costa është golashënuesi më i mirë në Premier League në këtë sezon
28-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar pesë herë për bashkëlojtarët e tij. /Periskopi/
BREAKING: Sky Sources: Costa has not trained for three days after becoming unsettled by £30m-a-year offer from club in China #SSNHQ
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 13, 2017



