Kokaina e fut në hartë Lipjanin: talljet në RrS, raportimet e mediave botërore, historia
Lipjani është bërë qyteti më i ri që merr talljen e qytetarëve kosovarë pasi mu aty u sekuestruan 400 kilogramë kokainë që vinin nga Brazili.
Lipjani rrallë e hiç zë vend në ballinat e mediave kombëtare, e lëre më në ato ndërkombëtare.

Ai është një qytet i vogël 16 kilometra në jug të Prishtinës i njohur për incidentet ndër-etnike dhe për Glauk Konjufcën.
Ky qytet mësohet se është ndër më të vjetrit në Kosovë dhe emri i të cilit i përkthyer nga serbishtja do të thotë “pemë bliri”. Një teori tjetër thotë se ky qytet, harta e të cilit duket si një qen apo mace derisa vrapon, thotë se emri i saj rrjedh nga Ulpiana, vendbanimi i periudhës romake.
Qyteti në fjalë përmendet në vitin 1048 si Lypenion. Aty ndodhet edhe dioqeza antike ortodokse serbe
Më poshtë keni dy nga shakatë interesante nga përdoruesit e rrjeteve sociale me këtë qytet:






