Deputeti i VV-së që protestoi për Palestinën, tallet me Dedajn: O mirë se na erdhe Gjergj

Deputeti i VV-së që protestoi për Palestinën, tallet me Dedajn: O mirë se na erdhe Gjergj

Deputeti i Vetëvendosjes me emrin Eman Rrahmani është tallur me ish ambasadorin e Kosovës në Maqedoni  të Veriut, Gjergj Dedajn.

Me një emoji duke qeshur ai ka shkruar “O Mirë se na erdhe Gjergj!”

Gjergj Dedaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani pas shkarkimit të tij nga pozicioni që mbante.

Rrahmani ndërkohë ka protestuar para një jave në mbështetje të popullit palestinez përkundër që qeveria e drejtuar nga lideri i tij ka dënuar sulmet e Hamasit ndaj popullit izraelit, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse Gjergj Dedaj do të thotë fjalët e emnakut të tij Gjergj Kastrioti posa të kthehet në Kosovë: “Lirinë nuk jua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj!”

Shpërndaje në: