Raporton nga Kuvendi deputeti i VV-së: Kravatën e lidha me sukses, pas dy viteve
Deputeti i VV-së që u pa derisa po mësohej se si të lidhte një krevatë në Kuvend përmes YouTube ka raportuar para qytetarëve.
Ai ka thënë se “më në fund e ka lidhur kravatën” dhe se kjo është një “goxha arritje” për burrat.
Basha ka deklaruar se krevata në fjalë ishte lidhur para gati dy viteve, edhe pse nuk ka treguar se si e ka hequr këmishën nga trupi gjatë kësaj kohe pasi është pak e besushme të ketë qëndruar me të njëjtin konsum përgjatë gjithë kësaj kohe, shkruan Periskopi.
Postimi i plotë:
Sqarim:
Kravatën më në fund e lidha….. edhe mujn me thanë çkado, mirëpo besoni që te burrat kjo është kogja arritje ?
Sa për njohuri, kjo kravata që e kam pas sot, herën e fundit është lidh para gati dy viteve. Ish pas ba tojë, që me pas gojë kish vajtu me lot, kështu që rilidhja e saj sot ishte arritje në vete.



