Giroud ka një kërkesë për Ozil dhe Sanchez
Dyshes në fjalë i skadojnë kontratat në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo po shihet si mundësi e mirë që ata të largohen në një të ardhme shumë të afërt.
Por, francezi beson se njëjtë sikurse ai, edhe shokët e tij do të hedhin firmën në letër.
“Natyrisht, ne shpresojmë që ata do të bëjnë të njëjtën gjë, por është çështje e tyre”, deklaroi Giroud.
“Unë vërtetë u kërkoj atyre të nënshkruajnë kontratë dhe unë nuk e di nëse duan ta bëjnë një gjë të tillë, por shpresojmë që kjo do të ndodh së shpejti”, shtoi francezi. /Periskopi.com



