Po raportonte Live për temë serioze, i shfaqet Klubi i Striptizmit prapa

Po raportonte Live për temë serioze, i shfaqet Klubi i Striptizmit prapa

Një nga aspektet më të rrezikshme të raportimit drejtpërdrejt në TV është se mund të ndodhë e papritura.

Ky sigurisht ishte rasti kur një reklamë e madhe për një klub striptizmi u shfaq në rrugë teksa një gazetar po raportonte në lidhje direkte.

Reporteri Richard Willingham ishte në ekran duke u shpjeguar shikuesve australianë se si qeveria australiane po planifikon të financojë një projekt të ri të shëndetit mendor.

Padyshim një temë shumë serioze diskutimi – por shikuesit nuk mund të mos vinin re se çfarë po ndodhte në sfond.

Një tabelë e madhe LED e bashkangjitur me një kamion derisa kalonte në rrugë, reklamonte hyrjen falas në klubin striptizëm Spearmint Rhino në King Street në Melburn, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Klubi thotë se ofron “shërbim të klasit botëror dhe striptistët më të mirë” dhe me sa duket është i hapur çdo natë.

Kjo po del të jetë një mënyrë për të marrë reklama falas – dhe një marifet i shkëlqyeshëm për PR.

Edhe pse pamja e billboard-it zgjati vetëm 10 sekonda, një shikues arriti të kapte momentin qesharak dhe e shpërndau atë në Tëitter.

Kjo ngjarje mori mbi 128,000 shikime dhe gati 2,000 pëlqime, me shumë njerëz që ndanin argëtimin e tyre në klip.

Ata gjithashtu e pëlqyen dhe komentuan këtë ngjarje të rastësishme midis ABC Neës dhe klubit të striptizmit Spearmint Rhino.

Të tjerët thanë me shaka se ABC mund të fillonte një llogari të ‘OnlyFans’ për të rritur buxhetin e tyre, dhe disa thanë se do të akordoheshin më shumë nëse do të ndodhnin incidente të tilla qesharake si kjo. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: