Analizë: Kush është favorit, Manchester United apo Liverpool?

Analizë: Kush është favorit, Manchester United apo Liverpool?

Liverpool filloi sezonin në mënyrë fantastike, duke mposhtur Arsenalin 4-3 në muajin Gusht.

Por të kuqtë e Merseyside kanë dështuar ndaj kundërshtarëve të lehtë siç ishte humbja nga Burnley pas fitores në Emirates dhe humbja 4-3 ndaj Bournemouth në fillim të muajit dhjetor.

sadio-mane-liverpool_3765942

Liverpool mposhti Arsenalin 4-3 në muajin Gusht

 

Djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp, kanë barazuar poashtu në pesë takime, kundër Tottenham, Manchester United, Southampton, West Ham dhe Sunderland, për këtë arsyeje ata kanë pesë pikë më pak se lideri i ligës Chelsea, transmeton Periskopi.com.

Regjimi i Jose Mourinhos në Old Trafford filloi në mënyrë impresive duke fituar tre takime radhazi në ligë. Gjithsesi, seria e fitoreve përfundoi kur ata u mposhtën radhazi nga Manchester City dhe Watford.

Pavërsisht se ata shkatërruan kampionin Leicester City në Old Trafford duke e mposhtur 4-1. United barazoi në dy takime radhazi, para se të poshtëroheshin nga ish-ekipi i Mourinhos, Chelsea, 4-0 në takimin e tetorit.

utd

Manchester United ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në Premier League

 

Gjithsesi, United ka gjetur formën e mirë qysh në fillim të dhjetorit dhe tashmë janë në një seri prej gjashtë fitoreve radhazi në Premier League dhe janë në mesin e ‘gjashtëshes së madhe’ që janë në luftë për titull si Chelsea, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Man City.

Por si të krahasojmë të dy klubet në mënyrën e lojës apo stilin e lojës në këtë sezon? Sky Sports ka nxjerrur statistikat e ligës, për të gjetur pikat e forta dhe mangësitë e skuadrave…

Sulmi

Liverpool në këtë sezon ka qenë një makineri e golave dhe ka mposhtur Unitedin në shumicën e statistikave në sulm.

Pavarësisht se të dy ekipet kanë një mestare prej gjashtë goditjeve në kornizë të portës për ndeshje, Liverpool ka qenë larg më i mirë në finalizimin e tyre.

skysports-sadio-mane-liverpool-everton-premier-league_3856915

Sadio Mane ka shënuar nëntë gola në ligë për Liverpool këtë sezon, por ai tani është në Kupën e Afrikës, me kombëtaren e Senegalit.

 

‘Të kuqtë’ kanë shënuar 42 gola në këtë sezon, krahasuar me United që ka shënuar 31 gola dhe janë dy herë më të rrezikshëm nga distanca, duke shënuar shtatë gola, kurse United vetëm tre gola.

skysports-graphic-manchester-united-liverpool-data-attacking_3869203

Statistikat e United dhe Liverpool në sulm për sezonin 2016/17

 

Liverpool poashtu kanë fituar më shumë penalti, ku në favor të tyre këtë sezon janë akorduar pesë. Ndërsa për United është akorduar vetëm një penalti, e konvertuar nga Zlatan Ibrahimovic në fitoren e tyre ndaj Southampton 2-0 në muajin Gusht.

Djelmoshat e Klopp po ashtu janë më të mirë në realzimin e golave me kokë dhe në krijimin e rasteve, derisa United nuk kanë qenë efektiv dhe janë kapur në pozita jashtë loje në shumicën e rasteve.

Mbrojtja

Përderisa Liverpool ka një sulm më të mirë, United kanë një mbrojtje tejet më të mirë. Skuadra e Klopp ka pranuar 23 gola në kampionat këtë sezon por ‘djajtë e kuq’ kanë pranuar vetëm 19.

Simon Mignolet ka rikonfirmuar vetën si numri një i portës në Anfield, pasi që Loris Karius ishte lënë jashtë formacionit pas dy gabimeve radhazi që i bëri e që ato gabime u shndërruan në gola, kurse bashkëlojtarët e tij Dejan Lovren, Nathaniel Clyne dhe Lucas poashtu i’u kanë dhuruar gola kundërshtarëve të tyre.

skysports-defence-graphic-manchester-united-liverpool_3869205

Statistikat e United dhe Liverpool në mbrojtje për sezonin 2016/17

 

Pra Liverpool mund të pranojë gola më lehtë sesa kundërshtarët e tyre të dielën.

David de Gea ka bërë më shumë pritje për ndeshje sesa dy kolegët e tij në Liverpool, edhe pse ka pranuar më pak gola dhe poashtu në shtatë ndeshje nuk ka pranuar fare gol krahasuar me Liverpool që nuk pranuar gol në gjashtë ndeshje.

de-gea

De Gea në këtë sezon nuk ka pranuar gol në shtatë ndeshje, derisa të dy portierët e Liverpool së bashku kanë gjashtë ndeshje pa pranuar gol

 

United është më i mirë në fitimin e dueleve dhe përceptimeve për ndeshje.

Gjithsesi, skuadra e Mourinhos mund të ndëshkohen shumë më lehtë nga gjyqtari, ku janë ndëshkuar me 46 kartona të verdhë dhe një me të kuq krahasuar me lojtarët e Liverpool që kanë 30 kartona të verdhë.

Pasimet dhe etika e punës

Liverpool ka regjistruar më shumë prekje dhe pasime sesa United në pjesën më të madhe të fushës, përveç krahut të majtë dhe mesfushës defanzive, pjesë këto ku Ander Herrera, Paul Pogba dhe Michael Carrick mund të veprojnë.

skysports-manchester-united-liverpool-graphic-activity_3869208

 

Skuadra e Klopp ka vrapuar prej një mesatare të 2,342 km në Premier League këtë sezon dhe 11,941 sprinta më shumë se çdo ekip tjetër. Çuditërisht, United ka vrapuar vetëm 2,128 km dhe vetëm 9,939 sprinta.

skysports-graphic-manchester-united-liverpool-data-general_3869200

 

Të dy skuadrat kanë të njëjtat statistika të pasimeve të sakta, driblimeve dhe posedimit të topit, por United ka dukshëm më shumë krosime, me një mesatare prej 4.6 krosimeve në ndeshje me atë të Liverpool 2.8.

A do të tentojë Jose Mourinho të ndalojë makinerinë e golave të Liverpoolit apo ai do të përdorë përparsitë defanzive?

Takimi zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Old Trafford. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: