San Antonio Spurs befasohet nga Phoenix Suns (Video)

San Antonio Spurs befasohet nga Phoenix Suns (Video)

Ndeshja ishte e dominuar nga San Antonio në fillim, por një pjesë e dytë fenomenale, sidomos në çerekun e katërt në mbrojtje nga Phoenixi bëri që ata edhe të triumfojnë.

San Antonios nuk i mjaftuan 38 pikë nga Kawhi Leonard, që është shifra më e madhe e arritur në karrierë të tij, teksa për Spurs shtuan nga 13 Aldridge dhe 14 pikë Tony Parker.

Devin Booker barazoi rekordin e tij të pikëve me 39 të shënuar ashtu sikurse mbrëmjen e kaluar ndaj Dallasit, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë bashkë me 17 pikë të Eric Bledsoes.

Pas kësaj disfate San Antonio mbetet tre fitore larg Golden State që mban vendin e parë në konferencën perëndimore, teksa Houston Rockets mund të tejkalojë shumë shpejt në tabelë rivalët e përbetuar të San Antonios pasi është vetëm një ndeshje prapa në vendin e tretë.

 

Shpërndaje në: