Zyrtare: Bayern Munchen transferon dy yjet e futbollit gjerman
Bayern Munchen ka transferuar mbrojtësin gjerman të Hoffeniheim, Nicolas Sule për shumën e 35 milionë eurove por që Sule do t’i bashkohet skuadrës së tij të re në verën që po vie.
Ekipi i Ancelottit ka transferuar edhe bashkëlojtarin e Sules, Sebastian Rudy me parametra zero zero. Rudy është një mesfushor defanziv me një të ardhme të ndritur në kombëtaren gjermane, transmeton Periskopi.com.
Sule është prodhim i akademisë së Hoffenheim dhe bëri debutimin për skuadrën e parë në vitin 2013.
21-vjeçari deri më tani është paraqitur në 96 paraqitje duke shënuar 6 gola. /Periskopi/





