Çarli i “Çarli ma gici gishtin” e çon vëllain në universitet me paratë e fituara prej videos famoze

Çarli i “Çarli ma gici gishtin” e çon vëllain në universitet me paratë e fituara prej videos famoze

Pa platforma si TikToku në vitin 2008, mënyra më e mirë për Howard Davies-Carrin që t’i dërgonte një video të djemve për gjyshërit ishte ta fuste në YouTube.

14 vjet e 884 milionë shikime më pas, klipi i foshnjes me emrin Çarlli [Charlie] që gicte gishtin e vëllait të tij më të madh Harryt është ende një prej më të shikuarave në internet.

Ashtu si famë, videoja solli edhe pasuri – pasi së fundi u shit për 500 mijë funte, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Këta dy djem thanë se do t’i përdorin paratë për të shkuar në universitet.

Harry, që është 17 vjeçar, i tha Radio 1 Newsbeatit se donte të studionte “ndonjë formë të inxhinierisë”.

Charlie, që i ka 15, nuk ështe ende i sigurt se çka do të studiojë. Por ai tha se paratë e siguruara nga videoja do të mbulojnë po ashtu pagesat për universitet edhe për dy vëllezërit më të vegjël, Jasperin dhe Rupertin. /Periskopi

Shpërndaje në: