Messi pushimet i bën në Ballkan, ky është hoteli që e ka rezervuar
Lionel Messi ka vendosur ti bëj pushimet në Gadishullin Ballkanik, përkatësisht në Kroaci. Futbollisti më i mirë në botë e ka rezervuar një villë në qytetin e vogël kroat, Stari Grad.
“Sancta Domenica” është villa superluksoze që Messi e ka rezervuar për të kaluar 8 ditë pushimi atje.
Bashkë me të pritet të bashkohet edhe ylli kroat, Ivan Rakitic i cili edhe i ka propozuar këtë vend.








