Nxehet Tomë Gashi: Përmend sërish veten si kandidat të VV-së në Prishtinë, por pa u tallur

Nxehet Tomë Gashi: Përmend sërish veten si kandidat të VV-së në Prishtinë, por pa u tallur

Avokati Tomë Gashi i njohur ndryshe edhe si analist që mbështet pa rezervë Vetëvendosjen, përsëri ka folur për veten e tij si kandidat të mundshëm nga kjo parti për kryetar të Prishtinës – por kësaj here pa shaka.

Ai e kishte përmendur veten duke argumentuar se si kjo parti politike e udhëhequr nga Albin Kurti do ta fitonte bindshëm garën në Prishtinë.

“Edhe unë me garu për Vetëvendosjen, fitoj!” – kishte thënë Gashi, përcjell Periskopi.

Por, si duket ai ka marrë mesazhe përkrahëse sepse kësaj here nuk është tallur fare për një gjë të tillë.

“Cilido kandidat i VV në Prishtinë bindshëm do të fitoj në raport me kandidatët tjerë të secilës parti politike pa marrë parasysh se a do jetë ky Arben Vita, Liburn Aliu, dikush tjetër,  apo unë!” – shkruan z. Gashi.

Më poshtë e keni me foto ekrani statusin e plotë të Gashit:

Shpërndaje në: