Mourinho edhe një tjetër armik në Premier Ligë

Mourinho edhe një tjetër armik në Premier Ligë

Gjithsesi, me përmirësimin e rezultateve të skuadrës së tij, Jose Mourinho gjeti edhe një kundërshtar tjetër.

Ky është Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, me të cilin u ndesh mbrëmjen e djeshme duke dalë barazim në “Old Traford”.

Përballja e rriti tensionin dhe pranë fundit të ndeshjes, dy trajnerët u ndodhën ballë për ballë, pas një konflikti të vogël mes dy prej lojtarëve.

Nuk pati shtyrje, si disa kohë më parë mes Wengerit dhe Mourinhos.

Polemikat vazhduan pas përballjes.

Në konferencën për shtyp, Murinjo vlerësoi Liverpulin si skuadër që di të menaxhojë një ndeshje, por shtoi se “ishim ne ata që sulmuam, ndërsa Liverpool ishte ekipi që u mbrojt, le të dëgjojmë se çfarë do të thonë kritikët tani”.
Përgjigja e Kloppit sërish nuk vonoi. “Manchester United vërtet sulmoi, por luajti lojën e vjetër me topat e gjatë drejt portës sonë”, – ishte dejklarata e tij thumbuese për portugezin.

Shpërndaje në: