Sigal Prishtina mposht Bashkimin, rikthen shpresat për kualifikim

Sigal Prishtina mposht Bashkimin, rikthen shpresat për kualifikim

Në fakt, prishtinasit kanë bërë një përmbysje të madhe për të triumfuar kundër Bashkimit me rezultat 87:81.

Periudha e parë ishte më i barabartë, ndërsa prizrenasit epërsinë e rritën në çerekun e dytë të takimit, për ta mbyllur pjesën e parë me 15 pikë epërsi, transmeton Telegrafi.

Prizrenasit çerekun e parë e përfunduan në dobi të tyre me rezultat 26:24, në saje të një loje të bukur në mbrojtje.

Këtë lojë të mirë mysafirët e vazhduan edhe në dhjetë minutshin e dytë, ku me rezultat 35:50 për Bashkimin u mbyll pjesa e parë e skuadrave kosovare në Ligën Ballkanike.

Por, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të takimit, ku prishtinasit përmbysën rezultatin për të shënuar fitore.

Në çerekun e tretë ‘Plisat’ realizuan 34 pikë kundrejt 11 të Bashkimit dhe me këtë rast, kjo periudhë përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 69:61.

Periudhën e fundit kampionët aktual të kësaj lige arritën të menaxhonin epërsinë dhe kështu triumfuan me rezultat 87:81.

Basketbollisti më efikas te Prishtina ishte Jabarie Hinds me 21 pikë, ndërsa te Bashkimi ishte Nikola Korac me 22 pikë.

Pas kësaj, Prishtina ka 12 pikë dhe gjendet në vendin e pestë ndërsa Bashkimi mbetet në pozitën në katërt me 13 pikë.

 

 

Shpërndaje në: