Deputeti i VV’së vishet me ngjyrat e flamurit të Italisë, a thu a i la përshtypje ministrit Di Maio

Deputeti i VV’së vishet me ngjyrat e flamurit të Italisë, a thu a i la përshtypje ministrit Di Maio

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka veshur rrobat me tri ngjyrat e flamurit italian, pantallonat ngjyrë të gjelbër, këmisha e bardhë dhe kollarja e kuqe.

Ai në këtë formë është veshur në respekt të ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili sot po zhvillon një vizitë në Kosovë.

Kryediplomati italian ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla në takime te ndara.

Di Maio i është drejtuar me një fjalë rasti edhe Kuvendit të Kosovës/

Shpërndaje në: