Rrëfimi tronditës i Bebe Rexhës: “Me mua kanë abuzuar seksualisht kur isha 19”

Rrëfimi tronditës i Bebe Rexhës: “Me mua kanë abuzuar seksualisht kur isha 19”

Bebe Rexha sot numëroj disa hite ndërkombëtare dhe mijëra fansa në të gjithë botës, por mos kujtoni se gjërat për të kanë shkuar vaj, shkruan opinion.al.

27 vjeçarja ka rrëfyer për “Fabolous” kohën kur një producent i njohur, emrin e të cilit preferon ta mbajë të fshehtë, kishte abuzuar seksualisht me të.

“Më bënte masazh tek këmbët dhe në kurriz. Madje më pyeste ‘Çfarë ke të veshur tani?’”- ka thënë Bebe.

“Bashkëpunëtorët e tjerë nuk thoshin gjë pasi nuk ju bënte përshtypje. Një ditë, teksa isha në studio, u ndjeva e kërcënuar prej tij, e shava dhe u largova me taksi.”- ka përfunduar këngëtarja.

Në atë kohë Bebe ishte vetëm 19 vjeç.

Ndër të tjera Bebe ka folur edhe për eksperiencën që ka pasur me shkrimin e tekstit të këngës së Eminem dhe Rihannës, shkruan opinion.al.

“Nuk i kam folur kurrë! Menaxheri im i dërgonte menaxherit të tyre pjesët e këngës. Mendova se do të bëheshim shokë të ngushtë. Një herë që më doli pari Rihanna, mu duk se nuk më njihte farE.”- ka treguar këngëtarja me sinqeritetin më të madh.

Ndërkohë në asnjë pjesë të rrëfimit nuk përmend origjina e saj./ opinion.al

Shpërndaje në: