Milan ndalet në barazim nga Torino (Video)
Ndeshjen e filloi shumë më mirë Torino duke kontrolluar lojën.
Golat për Torino i realizuan Andrea Belotti (21’) dhe Marco Benassi (32’).
Vlen të theksohet se vendasit humbën dhe një penalti të pritur nga Donnaruma, i cili priti goditjen e Lajic.
Pjesa e dytë ishte e gjitha për mysafirët, pasi arritën të barazojnë rezultatin.
Golat për Milanin i realizuan Andrea Bertolacci (55’) dhe Carlos Bacca i cili realizoi nga pika e bardh në minutën e 60’.
Me këtë barazim Torino rënditet në pozitën e 8 me 30 pikë ndërsa Milan në të pestën me 37 pikë. /Periskopi/
https://youtu.be/fIiY0f7WttM
https://youtu.be/BE47IGp_b2I



