Mediat serbe: Të gjitha beogradaset me stil të Era Istrefit (Foto)

Mediat serbe: Të gjitha beogradaset me stil të Era Istrefit (Foto)

Me xhupa me ngjyrë të gjelbër dhe me një gjysmë rrethi rozë në kapuçin e leshtë, do t’i shihni shumë bukuroshe në rrugët e kryeqytetit të Beogradit, transmeton Telegrafi.

Por, mediat serbe shtrojnë pyetjen se a e din qytetaret e tyre se kush e solli këtë trend në Ballkan?

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, e cilësuar prej mediave ndërkombëtare si “Rihanna e re”, dimrin e kaluar kishte të veshur një xhup të tillë në videoklipin ‘BonBon’.

Çmimi i ‘xhupit të Erës’, përkatësisht i markës “Mr & Mrs Italy”, modelet e të cilave i mbajnë shumë të famshëm të tjerë, ndryshojnë prej njëmijë deri në katërmijë euro.

Nuk ka dyshim se me këtë xhup një gjë është e sigurt, pavarësisht se a ju pëlqen apo jo, përfundimisht rrugëve do të dalloheni prej së largu. /Telegrafi/

sada 22 12

Shpërndaje në: