Vesa Luma urim special për ditëlindjen e Big Bastës

Vesa Luma urim special për ditëlindjen e Big Bastës
Rreth një muaj më parë ata përjetuan momentin më të bukur të jetës së tyre, atë të të bërit prind.
Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Gerald Xhari i njohur me emrin e artit si Big Basta, mesnatën e lënë pas kanë festuar një ditë të veçantë.

Bigu ka mbushur 30 vjeç dhe me këtë rast kanë kaluar një darkë në shoqërinë e njeri tjetrit. Por ka qenë Vesa ajo e cila në profilin e saj në Instagram ka bërë një urim të ndjerë për të shoqin.

“E adhuroj zemrën tënde, dashurinë tënde, mirësinë e talentin tënd. Por mbi të gjitha adhuroj kur shoh një baba shembull. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, të dua shumë”. Edhe Big Basta ka postuar një foto të tortës së ditëlindjes, ku ishte vendosur një foto e tij me të voglin Lian. Ai shkruan  në foton e postuar në Instagram, “Torta më e mirë e të gjithave! Faleminderit zemër Vesa Luma. Ju dua shuuuumë!/noa.al

Shpërndaje në: