Sadiku sërish nuk bëhet rehat, kërkon të transferohet në njërën nga këto liga

Sadiku sërish nuk bëhet rehat, kërkon të transferohet në njërën nga këto liga

Gjithsesi ai nuk e fsheh dëshirën që një ditë të transferohet te ndonjë skuadër në Serie A apo në Bundesligën e Gjermanisë.

“Bundesliga ose Serie A do të ishin ideale për mua, por tani unë jam fokusuar në Lugano dhe dua ta ndihmoj për të arritur suksese”, ka thënë Sadiku për “Blick”.

Sadiku te Lugano është huazuar nga Zuerichu, skuadër që zotëron të drejtën e kartonit deri në verën e vitit të ardhshëm.

“E kisha të vështirë të motivohesha duke luajtur në Kategorinë e dytë të Zvicrës. Unë dëshiroja të luaja në një ligë më lartë se me Zuerichun dhe i falënderoj që ma kanë dhënë këtë mundësi”, ka theksuar Sadiku.

Shpërndaje në: