Maradona i dërgon lule, ja si ia kthen Totti
Legjenda e Romës ka marrë një tufë me trëndafila të kuq nga kampioni argjentinas që këto ditë ndodhet në Napoli.
Në faqen e tij në Facebook, numri 10 i Romës falënderon Maradonën duke publikuar një foto me tufën me lule bashkë me një letër ku i shkruan: “Urime dhe një vit të ri të lumtur të gjithë familjes Totti. Me shumë dashuri dhe vlerësime Diego Maradona”.
Ndërkohë që nuk ka vonuar as postimi i Tottit: “Shumë faleminderit Diego Maradona për kujtesën. Një vit të mbarë për ty dhe familjen tënde”.



