Së shpejti “Ninullë“ nga Shpat Deda
Kënga ‘Ninullë’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin në Studio C në Prishtinë. Në këtë proces ngushtë të involvuar ishin edhe Nesim Maxhuni në tupana dhe Fatjon Miftari në klaviaturë. Masterizimi i këngës është bërë në studion Alshar në Maqedoni transmeton Periskopi.
Regjinë dhe montazhën e videoklipit të këngës ‘Ninullë’ e ka bërë regjisori Francez Mathieu Jouffre, D.O.P dhe kamerë është Lulzim Lugji Bejta bashkë me Rron Ismajlin si assistent i D.O.P-së dhe operator i kamerës. Në videon me skenar nga Selmon Beha dhe Shpat Deda marrin pjesë aktorët e shquar të skenës Kosovare të teatrit dhe filmit: Melihate Qena, Adriana Matoshi, Armend Smajli dhe Blerta Ismaili. Videoklipi është përkrahur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe është realizuar nga Momento & 2B studio në Prishtinë.
‘Ninullë’ do të lansohet të premtën më 20 Janar në ora 20:00 lokalin Dit’ e Nat’ në Prishtinë. /Periskopi/



