MOOOS: Shkrimtari amerikan Hawthorne ‘vjedh’ një thënie filozofike nga Zafir Berisha

MOOOS: Shkrimtari amerikan Hawthorne ‘vjedh’ një thënie filozofike nga Zafir Berisha

Ish shefi i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, ka vazhduar të merret me teorinë e tij se në Kosovë po zhvillohet një luftë e paparë psikologjike por në fund megjithatë ka bërë një thënie filozofike mjaft interesante.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka thënë se “lufta psikologjike dhe propagandistike” është “informacioni i cili përdoret për të ndryshuar ndjenjat, mendimet dhe veprimet e njerëzve”.

Ai ka shtuar se Kosova aktualisht ndodhet në luftën psikologjike, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, në fund ai ka bërë një thënie filozofike mjaft interesante ku shkruhet:

“Askush nuk mund të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij, dhe një tjetër për shumë të tjerë, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyja është e vërtetë”.

Por, Periskopi ka pyetur makinën kërkimore Google për të. Ajo që mësuam ishte se z. Berisha i ka “vjedhur” thënien shkrimtari amerikan Nathaniel Hawthorne, ndoshta përmes makinës në kohë të ngjashme me atë të përdorur në serialin “Dark”. Për më tepër, Hawthorne njihet edhe si romantik i errët [dark].

“Askush nuk mund të mbajë  për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij, dhe një tjetër për pjesën tjetër, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyjat është e vërtetë.”

Shpërndaje në: