Robben kritikon ashpër lojtarët që po transferohen në Kinë për para

Robben kritikon ashpër lojtarët që po transferohen në Kinë për para

Në një intervistë për “The Telegraph”, holandezi theksoi se është e papranueshme që lojtarët në Kinë të marrin 6 fish më shumë se në Europë.

“Është çmenduri ajo që po ndodh në Kinë, ata ofrojnë shifra jashtë logjike. Edhe unë kam marrë disa oferta dhe janë aq shumë para, saqë je i detyruar të mendohesh një herë. Ata ofrojnë deri 6 herë më shumë se paga që merr në klubin tënd. Megjithatë, paraja nuk ka qenë asnjëherë motivimi im kryesor dhe kjo është arsyeja pse kam pasur një karrierë të shkëlqyer. Ndoshta mund të kuptoj futbollistët që shkojnë në Kinë pasi i kanë kaluar të 30-at, por gjithsesi unë po ia kaloj shkëlqyeshëm te Bayerni dhe luaj në një prej klubeve më të mira në botë.”, u shpreh Robben.

32-vjeçari ditën e djeshme rinovoi kontratën me klubin e Bajernit të Mynihut

Shpërndaje në: