Arrihet paqja ndërmjet Contes dhe Costa-s
Sulmuesi kishte kërkuar pushim javën e shkuar pasi ankohej në një dhimbje shpine, gjë që nuk u konfirmuar nga mjekët e klubit.
Sot sulmuesi është stërvitur me pjesën e tjetër të skuadrës nën regjinë e Antonio Contes.
Java ka qenë e mbushur me lajme për ikjen e Costas drejt Kinës.
E gjithë kjo u lidh kur agjenti i Costas, Jorge Mendes, fluturoi drejt Kinës për të biseduar me Tianjin Quanjian.
Në anën tjetër u flit për një interesim të Chelseat për Edinson Cavanin.



