Amerikanët prodhojnë allti që duket si lodër për fëmijë: Përballet me sulme të ashpra
Një kompani amerikane armësh po përballet me kritika të ashpra pasi prodhoi një pistoletë që duket si lodër fëmijësh e bërë nga Lego-ja.
Culper Precision tha që arma e saj Glock e dizajnuar në mënyrë të veçantë, dhe e emëruar Block19, ishte zhvilluar për të “theksuar ngazëllimin e pastër të sporteve të gjuajtjeve”.
Por, lojë-bërësi danez Lego i ka shkruar kompanisë duke kërkuar që ta ndalojë prodhimin e armëve, që mbulohet në atë që duken si blloqe të Legos, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Aktivisitët e kontrollimit të armëve e kanë përshkruar pistoletën si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.
Kompania amerikane Culper Precision ka thënë në deklaratën e saj më tej se kishte zgjedhur atë dizajn për të provuar që të tregonte se armët ishin “për të gjithë”. /Periskopi



