Kosova në Top 4-she në ”Miss Universe” (Foto)
Fitorja e vajzës nga Argjentina tregoi një realitet ngurrues të një pjese të popullsisë në Kosovë kur është fjala tek fitorja.
Ndonëse vetë ndihemi krenar për bukuroshet shqiptare që triumfonin në Zvicër, Gjermani, Amerikë kudo, për Camilan nuk është se rezervuam fjalët më të mira për një arsye të vetme – racizmin.
Por, vajza në fjalë duket se është në rrugë të mirë për t’u rënditur lartë në edicionin e këtij viti të ‘Miss Universe’.
Në pak ditë nga arritja në Manila të Filipineve, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e medias atje, konkurenteve por edhe personave që përcjellin me sy kritik eventin.
Falë paraqitjes mjaft të kuruar, qëndrimit e stilit, Camila rezulton të jetë një prej favoriteve potenciale për një rezultat shumë të mirë.
Në renditet e bëra nga blogje të ndryshme që e trajtojnë eventin e ‘Miss Universe’ deri në detaje, ajo po renditet lartë, si në rastin e një pozicionimi të cilin e ka ndarë organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj në Instagram.
Në të shihet Camila në top katërshe, përkrah bukurosheve nga Venezuela, Rusia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se si realisht do jetë performanca e bukuroshes mbetet të shihet në pak ditë. Numërimi prapa deri në 30 Janarin e shumëpritur tashmë ka filluar./Prive.al/



