Messi flet më në fund rreth kontratës
Argjentinasit i skadon marrëveshja aktuale me katalunasit në fund të sezonit të ardhshëm dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të tij nga Camp Nou gjatë këtij viti.
Por, ai thotë se Barcelona i ka dhënë gjithçka atij si lojtar dhe shton se është i gatshëm të qëndrojë te ky klub, për aq kohë sa gjigandi katalunas e dëshiron një gjë të tillë.
“Unë gjithmonë kam thënë se Barcelona më ka dhënë gjithçka dhe unë do të jem këtu për aq kohë sa ata e duan një gjë të tillë”, ka thënë Messi. /Periskopi.com



