Bëhet horë Vatikani: Kardinali i afërt me Papën në gjyq për keqpërdorimin e 350 milionë eurove
Një kardinal katolik që dikur ishte shumë i afërt me Papë Françeskun po gjykohet në Vatikan, pasi akuzohet se ka keqpërdorur fondet e Kishës në një ndërmarrje shkatërrimtare pronësish në Londër.
Kardinali 73 vjeçar me emrin Angelo Becciu, është kleriku më i lartë në kohët moderne që përballet me një rast gjyqësor për krimet të dyshuara financiare.
Ai akuzohet se ka shpenzuar 350 milionë euro para të kishës në një marrëveshje të prishur për të blerën një pronë në Chelsea që shkaktoi humbje të mëdha, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Becciu ka mohuar akuzat.
Kardinali ishte shkarkuar nga Papa në muajin shtator pasi dolën në pah raportimet për keqpërdorimet financiare.
Hetimet dy vjeçare kishin ekspozuar se si Vatikani kishte humbur miliona euro, përfshirë edhe donacione nga besimtarët, pasi kishte blerë një magazinë në Sloane Avenue të Chelseat në vitin 2014.
Kardinali ishte i ngarkuar me doncionet në sekretariatin që merret me fondacionet e Vatikanit.
Akuzat kundër tij përfshijnë edhe kanalizimin e parave për bizneset e udhëhequra nga vëllezërit e tij në vendlindjen e tij, Sardenjë.
Edhe nëntë të pandehurit tjerë janë të akuzuar për krime si zhvatje, përvetësim të paligjshëm, shpëlarje parash dhe abuzim me detyrën zyrtare.
Gjykimi pritet të zgjas disa muaj. /Periskopi



