Gara për titull në Itali është e hapur
Në këto pesë vitet e fundit kampionati italian është duke u dominuar nga Juventus, me pesë tituj kampioni radhazi dhe poashtu në këtë sezon është në rrugë të mirë për t’u shpallur përsëri si kamion i Italisë.
Por, në këto javët e fundit skuadra e Allegrit ka lëshuar pikë dhe ekipet si Roma, Napoli dhe Milan e kanë shfrytëzuar, ku Roma është vetëm një pikë prapa ‘zonjës së vjetër’, transmeton Periskopi.com
“Kjo është garë shumë e fortë dhe e bukur dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, ka deklaruar Zanetti, raporton “Football-Italia”.

“Mendoj se Juve është akoma favorit, por ka shumë skuadra që mund të ëndërrojnë për të mbajtur garën gjallë. Potenciali ekziston, shoh shumë ekipe të përgatitura mirë dhe shpresoj të mbajnë këtë ritëm deri në fund sepse do t’i bënte fansat të lumtur”, përfundoi Zanetti.
Interi është i gjashti në tabelën e Series A, me nëntë pikë prapa liderit Juventus. /Periskopi/



