Pranohet oferta për Depay?
‘Djajët e kuq’ javën e kaluar kishin refuzuar ofertën e parë të skuadrës franceze për anësorin Depay, që besohej se ishte rreth 13 milionë euro.
Jose Mourinho është shprehur disa herë se nuk do të pranojnë asnjë ofertë që nuk përputhet me vlerën e atij lojtari.
Por, besohet se sot është arritur marrëveshja midis dy klubeve për Depay por që detajet marrëveshjes nuk dihen ende.

Memphis Depay, Manchester United
Lyon është klubi më i vendosur për të transferuar 22-vjeçarin, i cili asnjëherë nuk arriti të përmbushë potencialin e tij në Old Trafford.
Depay ishte transferuar nga PSV në United për shumën e 25 milionë eurove në sezonin e kaluar. /Periskopi/



