8 fakte interesante për gazrat
Lirimi i gazrave mund të jetë i turpshëm për shumicën nga ne edhe pse ato janë vetëm një funksion normal i trupit të çdo njeriu.
Çdo person liron gazra, duke filluar nga familjarët tonë e deri tek Presidentja.
Në fakt, fjala “gazra” është një nga fjalët më të vjetra në gjuhën Angleze.
Çfarë janë gazrat saktësisht ?
Gazrat shkaktohen nga ajri i bllokuar, e që mund të vijnë nga burime të ndryshme.
Disa nga ta është ajër të cilin e kemi gëlltitur gjatë ngrënies apo pirjes.
Pse gazrat mbajnë erë të keqe?

Sa më shumë ushqim me përqindje të lartë të sulfurit që konsumoni, aq më të tmerrshme do të jenë gazrat tuaja.
Disa lloje të ushqimit përmbajnë më shumë sulfur sesa ushqimet tjetër, prandaj konsumimi i ushqimeve si lakra, djathi, vezët etj, ju bëjnë që gazrat tuaja të mbajnë erë shumë të keqe.
Njerëzit lëshojnë rreth 14 gazra në ditë
Një person mesatar prodhon rreth gjysmë litre gazra çdo ditë.
Femrat lëshojnë gazra po aq shpesh sa meshkujt, edhe pse nuk e pranojnë këtë.
Në fakt, një studim ka dëshmuar se kur meshkujt dhe femrat ushqehen me të njëjtin ushqim, femrat do të lëshojnë më shumë gazra se meshkujt.
Nëse një person do të lëshonte gazra vazhdimisht për 6 vite e 9 muaj, ata do të prodhonin sasinë e gazit që nevojitet për një bombë atomike.
Shpejtësia e gazrave është rreth 3m/s

Edhe se gazrat lëshohen me shpejtësi të ndryshme, ne nuk e nuhatim erën e tyre për rreth 10-15 sekonda pasi ti lëshojmë ato.
Kjo për shkak se duhet aq kohë për erën që të arrij deri tek hunda jote.
Mos lirimi i gazrave mund të jetë keq për shëndetin tuaj
Shumë doktor pajtohen që mos lëshimi i gazrave mund të jetë gjë e keqe për shëndetin tuaj. Por disa ekspert mendojnë që gazrat janë pjesë natyrale e sistemin tuaj që ndihmon për tretjen e ushqimit.
Disa të tjerë besojnë që mos lirimi i tyre mund të shkaktoj gaz, fryrje, dhe simptoma tjera jo komforte, ndërsa më së keqi është se gazi i shtypur mund të shkaktoj hemorroide.
Në disa kultura lirimi i gazrave nuk është ndonjë gjë
Përderisa në shumicën e vendeve besojnë që mos lirimi i gazrave në publik është sjellje e mirë, disa kultura tjera nuk e kanë problem të lirojnë gazra në publik.
Një fis Indian në Amerikën Jugore i quajtur “Yanomami”, lirojnë gazra si shenjë përshëndetje.
Ndërsa në Kinë ju në fakt mund të gjeni punë si profesionist i nuhatjes së gazrave.
Në Romën e lashtë, Perandori Klaudius, duke u frikësuar se mos lirimi i gazrave është dëm për shëndetin e kishte përpiluar një ligj ku thuhej se ishte e pranueshme të lironi gazra në ahengje të ndryshme.
Gazrat janë të djegshme!

Nëse nuk e keni ditur, metani dhe hidrogjeni në gazrat e liruara bëjnë që gazi juaj të jetë shumë i djegshëm.
Kjo është arsyeja se pse disa persona mendojnë që është truk i mirë të mbajnë një çakmak të ndezur gjatë lirimit të gazrave, sepse kësisoj gazrat do të marrin flakë.
Njerëzit lirojnë gazra edhe pas vdekjes
Ekzistojnë fakte që gazrat nuk mund ti shmangni edhe pasi të vdisni!
Deri në 3 orë pas vdekjes gazrat vazhdojnë të lirohen nga trupi juaj.
Ky fenomen është si pasojë e muskujve të cilët kontraktohen dhe zgjerohen pak para se ju të vdisni.



