Raketa e Jahja Kokajt nëse arrin shpejtësinë 11.2 km/s mund të dalë nga fusha gravitacionale e Tokës
Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka shpërthyer në fyerje të rënda ndaj deputetëve opozitarë që e tallën projektin e tij për lansimin e raketës në hapësirë gjatë Qeverisë Kurti II. Kokaj, vazhdon të insistojë se një gjë e tillë mund të bëhet fare me lehtësi.
“…Po të kishin kryer vetëm shkollën fillore – po e përmendi, vetëm shkollën fillore – do ta kuptonin se ç’është shpejtësia parakozmike. Do ta kuptonin numrin 7.9 kilometra në sekondë. Do ta kuptonin pra, po e përsëris disa herë, numrin 7.9 kilometra në sekondë.” – ka deklaruar sot z. Kokaj.
Por, çka është ky numër i cili mësohet që në shkollën fillore?
Nëse një raketë lansohet nga sipërfaqja e Tokës, duhet të arrijë shpejtësinë e të paktën 7.9 kilometrave në sekond në mënyrë që të arrijë në hapësirë.
Kjo shpejtësi prej 7.9 kilometrave në sekondë njihet edhe si shpejtësia orbitale, ajo korrespondon në më shumë se 20 herë shpejtësi se sa shpejtësia e zërit, përcjell Periskopi.
Kjo shpejtësi, do ta sjelljte raketën në orbitën përreth tokës. Por, një raketë me shpejtësi më të vogël se kaq do të binte mbrapsht në tokë.
Duhet shpejtësia e dytë kozmike që raketa të largohet nga toka: 11.2 kilometra në sekondë. Kjo është shpejtësia të cilën duhet ta arrijë raketa në mënyrë që të largohet nga fusha gravitacionale dhe të fluturojë në planetet tjera.
Ndërkohë, nëse z. Kokaj dëshiron të arrijë diçka edhe më gjeniale duhet që raketa e të tij arrijë në 42 kilometra në sekondë për t’u larguar krejtësisht nga sistemi solar [diellor]. /Periskopi



