Hamilton niset i pari në Çmimin e Madh të Austrisë

Hamilton niset i pari në Çmimin e Madh të Austrisë

Kjo është hera e pestë gjatë këtij sezoni në Formula 1, Leëis Hamilton do të niset nga vendi i parë, këtë herë në Çmimin e Madh të Austrisë pasi arriti të marrë “pole position” në provat zyrtare.

Gjermani i Mercedes, Nico Rosberg shënoi kohën e dytë më të mirë, por u penalizua me 5 vende sepse ndërruan kambion, së bashku me pilotin e Ferrarit, Vettel, i cili arriti kohën e katërt më të mirë.

Kështu, nga vendi i dytë do të niset Hulkenberg që arriti kohën e tretë më të mirë  ndërsa nga vendi i tretë do të jetë Button.

Gara e Çmimit të Madh të Austrisë do të fillojë nesër nga ora 14:00.

Shpërndaje në: