Befasi e madhe, Hart i hakmerret Guardiolas, transferohet te skuadra rivale?
E përditshmja italiane Tuttosport shkruan se klubet në fjalë tashmë kanë kontaktuar rreth mundësisë së transferimit të anglezit në Anfield Road.
Edhe pse për disa sezone llogaritej si një ndër portierët më të mirë në Angli, Hart pësoi rënie të formës para dy sezonesh, ndërsa aktualisht është i huazuar te Torino në Itali.
Mbetet të shihet nëse marrëveshja për transferimin e tij te 18 herë kampioni i Premier Ligës do të arrihet gjatë këtij muaji. /Periskopi.com



