Presidentja Osmani: Dhuna ndaj grave s’është çështje familjare, ajo kërcënon paqen për të gjithë

Presidentja Osmani: Dhuna ndaj grave s’është çështje familjare, ajo kërcënon paqen për të gjithë

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu, ka bërë reagimin e saj në Facebook për rastin e 18 vjeçares që tronditi vendin pasi u dërgua e vdekur në një spital në Ferizaj.

Ajo ka deklaruar se këto raste nuk duhen trajtuar si “çështje familjare” dhe se dhunuesit nuk duhet t’i shmangen ligjit.

“Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji.” – ka deklaruar znj. Osmani, përcjell Periskopi.

Ajo ka deklaruar se “dhuna ndaj vajzave dhe grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme”, derisa më vonë ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe shoqërinë e viktimës.

Statusi i plotë:

Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Shpërndaje në: