Manchester United dhe Rooney mblodhën 5 milionë funte për fëmijët e varfër
Këtë e ka konfirmuar sot vetë 31-vjeçari, i cili u shpreh krenar për grumbullimin e këtyre financave.
“Jam i nderuar që t’iu njoftoj se paratë e mbledhura gjatë ndeshjes sime bamirëse, personalisht ishte një natë e mrekullueshme për mua dhe familjen time, por më rëndësishmja është se jam i lumtur që janë mbledhur pesë milionë funte për Fondacionin ëayne Rooney, të cilat do të shkojnë për organizatat bamirëse për fëmijët. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Rooney në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Periskopi.com



