Costa probleme me Chelsean? Kjo është përgjigjja e Contes
Kohëve të fundit është raportuar se braziliani me pasaportë spanjolle ka probleme me trajnerin dhe klubin londinez, gjë e cila shihej si arsye që do të mund ta shtyente atë të largohej nga të kaltërit e Londrës.
Por, ndryshe mendon trajneri Conte, i cili thotë se sulmuesi në fjalë dëshiron të qëndrojë te kjo skuadër.
“Lojtari dëshiron të qëndrojë në Chelsea. Ai është i lumtur që luan për këtë klub. Nuk shoh ndonjë problem”, deklaroi Conte. /Periskopi.com



