Zyrtare: Lajm shumë i keq për Barcelonën
Kapiteni i kësaj skuadre, Andres Iniesta nuk është i gatshëm për këtë sfidë.
Mesfushori fantastik u dëmtua në sfidën ndaj Real Sociedad në Copa del Rey.
“Rikuperimi i tij për seancat e ardhshme stërvitore dhe ndeshjet do të varet nga gjendja e tij, por mund të konfirmojmë se ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Eibar për ndeshjen e së dielës në ligë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës. /Periskopi.com



