Ja çfarë parashikoi Baba Vanga për Donald Trumpin
Pak ditë para vdekjes së saj në vitin 1996, Baba Vanga kishte deklaruar se gjatë mandatit të Barack Obamës do të ketë krizë ekonomike, dhe se njeriu i vetëm që do të shërbej si “paqeruajtës” dhe do ta nxjerr vendin nga kriza, do të jetë pikërisht “personi që do ta zë pozitën e tij”, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë do të mbajnë shpresa që ai do ta parandalojë një gjë të tillë, por do të ndodhë e kundërta. Do ta shkatërrojë atë vend dhe do të fillojnë konfliktet mes jugut dhe veriut, ku edhe do të eskalojë situata”, pati thënë Nostradamusi i Ballkanit.
Ajo gjithashtu ka thënë se Evropa “nuk do të ekzistojë” deri në fund të vitit 2017.
Megjithatë, nuk është se Baba Vanga ia ka qëlluar të gjitha – kur tha se në vitin 2010 do të na sulmojnë jashtëtokësorët, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur.



