Xhaka flet për vështirësitë që kishte pasi u transferua te Arsenali
Ai thotë se i është dashur kohë që të adaptohej me lojën e 13 herë kampionit të Premier Ligës, ndërsa nuk lë pa falënderuar trajnerin Arsene Wenger për motivin dhe besimin që i ka dhënë.
“Të duhet kohë për t’u përshtatur, pasi liga është më e shpejtë dhe më fizike në krahasim me ligat e tjera të mëdha të Evropës”, thotë Xhaka, i cili në muajt e parë tek Arsenali është shfrytëzuar pak nga Wengeri.
“Më është nevojitur kohë të adaptohem sikurse çdo futbollisti tjetër në një klub dhe shtet të ri. ëenger ka vepruar në atë mënyrë, pasi më ka motivuar për të punuar më shumë në mënyrë që të futem në përbërjen e parë”, deklaroi mesfushori 24-vjeçar. /Periskopi.com



