Januzaj-Pogba, këtë nuk e kemi ditur
Ky i fundit është i huazuar nga Manchester United te Sunderland deri në fund të sezonit.
Ndërsa, futbollisti me origjinë nga Istogu thotë se francezi dëshiron që të luajë përsëri me të në një skuadër.
“Paul është një lojtar i madh. Ai bëri një zgjedhje të ndryshme, por në fund ai ishte i suksesshëm dhe ai është kthyer. Ai mbetet një lojtar i madh”, ka deklaruar Januzaj për The Sun.
“Ai është një mik shumë i mirë. Në United, ne ishim gjithmonë së bashku. Ne kemi dalur gjithmonë për darkë bashkë dhe kemi luajtur PlayStation. Ai ishte një vëlla për mua”, shtoi ai.
“Sigurisht, Paul më ka pyetur nëse unë do të kthehem në Manchester United. Ai dëshiron të luajë me mua. Por, unë jam tani në Sunderland dhe unë kam për të bërë atë që është e drejtë për klubin”, përfundoi talenti Januzaj. /Periskopi.com



