Nuk e tradhëtoj kurrë Dortmundin për t’u transferuar te Bayerni
Futbollisti nga Gaboni thotë se nuk do të largohej kurrë nga skuadra aktuale për t’u transferuar te Bayern Munich, ashtu siç bën Robert Lewandowski dhe Mario Gotze vite më parë.
“Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen. Unë jam i lumtur te Dortmundi por nuk mund të them se edhe sa do të mbetem, dy vite, pesë apo më shumë”, deklaroi Aubameyang për Bild.
“Vetëm një gjë mund ta them me siguri. Nuk do të shkoj kurrë te Bayerni. Kjo do të ishte një tradhti për klubin dhe tifozët të cilën kanë bërë shumë për mua”.
“Në qoftë se Bayerni më bënë një ofertë ata do t’i refuzoja menjëherë”, përfundoi sulmuesi i njohur. /Periskopi.com



