Kështu e kujton Rugovën Behgjet Pacolli (Video)

Kështu e kujton Rugovën Behgjet Pacolli (Video)

Pacolli ka treguar se kupton dhimbjen me të cilin iku nga jeta dhe nuk e pa krijimin e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ai  ka thënë se Rugova mungon sot fizikisht në shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë i Pacollit:

Janari është muaj i vdekjeve të figurave të mëdha të kombit. Zoti e deshte që dhe Rugova, themeluesi I parë I shtetit tonë,l të vdiste në 21 janar 2006, njëjtë me Skënderbeun që vdiq në ditën e pesëmbëdhjetë të këtij muaji të ftohtë. Njëjtë sikur Skënderbeu, ai është në enciklopeditë e gjithë vendeve dhe gjuhëve të globit. Pra është figura me të cilin identifikohemi në botë, ne shqiptarët kudo që jetojmë.

E kuptoj dhimbjen me të cilin iku nga jeta: nuk e pa krijimin e Kosovës si shtet I lirë dhe I pavarur. Por besoj se do provonte dhimbje të njëjtë kur të shihte si është katandisur Kosova pak vite pas shpalljes së pavarësisë. Shumë mburren se janë trashëgimtarët e mendimit politik të tij, por ajo çka shihet në realitetin kosovar është zhgënjyese.

Rugova mungon sot fizikisht.

Por duke rilexuar veprën e tij, duke përkujtuar jetën e tij, ne kuptojmë se ai kishte të drejtë për gjithçka.

Andaj, atij sot pas vdekjes I japin të drejtë të gjithë.

Andaj atë e nderojnë të gjithë. Edhe kundërshtarët e tij më të egër.

fafasfasf

Shpërndaje në: