Dështim i madh për Liverpoolin, mposhtet në shtëpi nga Swansea (Video)

Dështim i madh për Liverpoolin, mposhtet në shtëpi nga Swansea (Video)

Skuadra nga Anfield Road është mposhtur në shtëpi nga Swansea me rezultat 2:3.

Të parët që kaluan në epërsi madje me dy gola ishin mysafirët, të cilët shënuan nëpërmjet sulmuesit Fernando Llorente, në minutat 48-të dhe 53.

Vendësit arritën të barazojnë rezultatin me anë të dy golave të anësorit Roberto Firmino, i cili realizoi në minutat 55-të dhe 69-të.

Mirëpo, ishte mesfushori i mysafirëve, Gylfi Sigurdson, ai i cili vulosi rezultatin final të këtij takimi në minutën e 74-të.

Pas kësaj humbje, Liverpool mbetet në vendin e tretë me 45 pikë pas 22 javësh, një më shumë sesa Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Swansea arrin në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në pozitën e 17-të pas 22 javësh. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=juj5TDWK_w4

Shpërndaje në: