Britney po mashtrohet nga i dashuri i ri?!
Një burim i afërt i 35-vjeçares si dhe “OKMagazine.com” kanë raportuar se Britney po mashtrohet dhe se kjo lidhje do ta lëndojë atë. Këto burime shtojnë se modeli 22-vjeçar po e përdor ikonën e pop-it vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes.
Nuk është hera e parë që modeli bukurosh i përdor lidhjet me vajza të famshme vetëm për të bërë emër dhe këtë taktikë e ka përdorur edhe me lidhjen e shkurtër që pati me këngëtaren kubaneze Maya Veronica. Në momentin që ai merr atë çfarë dëshiron, zhduket duke mos e kthyer më kokën pas. Sam-it i intereson vetëm publiciteti dhe Britney Spears është një burim shumë i mirë për t’u bërë i famshëm.
Këngëtarja është këshilluar dhe paralajmëruar disa herë për këtë mashtrim të modelit, por duket se këto fjalë nuk e kanë lëkundur aspak. Ajo flet me krenari dhe mburret me të dashurin e ri në media, ku tregon sesa e lumtur ndihet me të.
/ Top Channel



