Rooney shënon një supergol për të shpëtuar United ndaj Stoke City (Video)
Skuadra e sulmuesit anësor nga Kosova, Xherdan Shaqirit, Stoke City ka arritur të mbahet deri në minutat shtesë ndaj Unitedit, por në fund një gol i Wayne Rooneyt ia siguroi barazimin ‘Djajve të Kuq’, ndërsa në këtë takim ‘Xhuxhi Magjik’ luajti për plot 72 minuta.
Luhej minuta e 19-të e takimit, kur vendasit krijuan një aksion të mirë, ku pas kros-goditjes së mbrojtësit Erik Pieters, ishte Juan Mata, i cili devijoi topin dhe shënoi autogol për epërsinë 1-0 dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë djelmoshat e Jose Mourinhos treguan krejt tjetër fytyrë duke krijuar raste të panumërta.
Megjithatë, edhe pas shumë sulmeve nuk arritën të shënojnë golin e barazimit, deri në minutat shtesë, ku kapiteni Wayne Rooney, la të shtangur portierin vendas me një supergol nga goditja e dënimit.
Kështu, pas 90-të minutave lojë Stoke City dhe United ndajnë pikët në këtë takim dhe ‘Djajtë’ vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje, kur deri tani kanë 13-të ndeshje radhazi radhazi pa humbje në Ligën Premier. /Telegrafi/
https://youtu.be/0YxRYiAa5go
https://twitter.com/UtdGoals/status/822849208046747648?ref_src=twsrc%5Etfw



