VV-ja disa orë para fushate kërkon vullnetarë për fushatën në Skënderaj
Vetëvendosje në Skënderaj përmes një postimi të bërë në profilin në Facebook ka kërkuar vullnetarë për fushatën e zgjedhjeve të 17 tetorit që pritet të fillojë pas disa orësh.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ju fton t’i bashkojmë talentet e aftësitë tona të veçanta për qëllimin tonë të përbashkët. Bashkohu si vullnetar në komunën tonë, duke kontribuar në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e 17 Tetorit.” – shkruhet në komunikatën e kësaj partie, përcjell Periskopi.
Në Skënderaj, pritet që kandidatët kryesorë për të marrë timonin e komunës të jenë Bekim Jashari – kryetari aktual i pavarur, dhe Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK].

Po ashtu, kjo parti ka kërkuar që vullnetarët të jenë të vaksinuar.



